U braktis nga nëna në garazhdin e një pallati. Ja si paraqitjet gjendja e foshnjës! Ministrja e Shëndetësisë e viziton në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, ku gjendet nën kujdesin e infermierëve foshnja e porsalindur e cila u gjet e braktisur paraditen e sotme ( 08 Nëntor) në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Ndërkohë, mësohet se ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit vijon të paraqitet tepër e rëndë si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.

Pasi u reanimua intensivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta.

Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Share This Article