“U cenua siguria kombëtare”, ish-prokurori: Policia kaos në mbledhjen e provave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-prokurori Eugen Beci tha se atentati i ndodhur në mes të ditës 100 metra larg aeroportit të Rinas është cenim i rëndë i sigurisë kombëtare.

Sipas Becit, mënyra si e ka menaxhuar policia e shtetit këtë ngjarje sa i përket mbledhjes së provave është kaotike.

“Është një ngjarje e vështirë që duhet parë në 3 drejtime pavarësisht nga pasojat njerëzore që janë shumë të rënda. E para duhet parë a cenon sigurinë e rendit në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që kemi. Të shtënat cenojnë sigurinë e aeroportit dhe të fluturimeve. E dyta, fakti që kemi të bëjmë me një vrasje të mirëorganizuar tregon se rendi dhe siguria është vënë në pikëpyetje të madhe që në një vend të sigurt si aeroporti të ndodhë një ngjarje kaq e rëndë. Dhe e treta që krimi i organizuar është më i fortë se kurrë sot që flasim.

Fakti që ka një rreze të madhe të të shtënave, të mendosh gjurmët që kanë lënë plumbat në vendngjarje tregon se është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë rendi dhe siguria edhe siguria e fluturimeve. Mënyra si e ka menaxhuar policia e shtetit sa i përket mbledhjes së provave duhet thënë me plot gojën është një kaos total”, tha ish-prokurori.

Share This Article