U çonte bukë ushtarëve të UÇK-së, Dardani ishte vetëm 12-vjeçar kur u plagos nga serbët në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte vetëm 12 vjeçar kur u plagos në dorë nga forcat serbe.

Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogjan, teksa po u dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK-së, më 7 korrik 1998.

Shërimi në kohë lufte ishte sfidë e madhe.

Dardani ky djalë i ri, trim e me vullnet të madh i mbijetoi plagëve. Sot jeton me nënën e tij në Gllogjan. Ai asnjëherë nuk aplikoi për status lufte.

Ahmetaj tregon se ka pasur raste kur ishte vendosur t’ia këpusin dorën e plagosur, e shpeshherë ishte operuar në kushte të skajshme.

Share This Article