U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi, pas dëmtimit të pësuar gjatë kohës që luante për ekipin kombëtar, iu nënshtrua sot testeve për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Napoli ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar rezultatet e testeve të cilave iu nënshtrua ditën e djeshme kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi ka pësuar një  këputje të lehtë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë në sfidën e luajtur me kombëtaren Dardane ndaj Zvicrës në Bazel.

Dëmtimi i Rrahmanit është një goditje për Antonio Conten, i cili nuk do ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Fiorentinës, dhe pothuajse me siguri as për ndeshjen jashtë fushe kundër City-t në Manchester, e cila do të hapë fushatën e “Të Kaltërve” në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani u nxor jashtë loje gjatë ndeshjes Kosovë -Zvicër dhe në marrëveshje me stafin mjekësor të Napolit, vendosi të kthehej në Itali për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij.  Ai filloi rehabilitimin sot dhe synon të kthehet në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Pizës më 22 shtator.

Share This Article