Një 24-vjeçari shqiptar i cili ishte dënuar për shitje armësh në Angli dhe ndodhet në burg, është vendosur të qëndrojë edhe më shumë kohë pas hekurave pasi provat telefonike të mbledhura pas arrestimit të tij, zbuluan se ai gjithashtu kishte shitur drogë.
Bëhet fjalë për Klejd Kazani, i cili u dënua me 7 vite burgim në maj të 2022, pasi u kap me një pistoletë dhe municione në gusht të 2021. Kazani ishte pjesë e një grupi krimal i përbërë nga shqiptarë të tjerë dhe një bullgar. Ai pranoi akuzat për shitjen e armëve por ekzaminimi celular vazhdoi.Olklen Perzhilla 23-vjeç, Ervis Axhami 37 vjeç dhe Mariklen Bello 32 vjeç janë 3 shqiptarët e tjerë të dënuar të cilët gjithashtu shpërndanë kokainë në disa raste në adresat në Brighton dhe Londër. Ata u dënuan përkatësisht me katër vjet, tre vjet dhe tetë muaj burgim.
Hetimet zbuluan se Kazani kishte tregtuar 14 kg kokainë me vlerë më shumë se 1 milion paund si dhe sasi kanabisi. Këto prova bënë që 24-vjeçari shqiptar të pranonte akuzat e shitjes së drogës dhe pastrimin e parave.Ditën e sotme në Gjykatën e Southwark, Kazani u dënua edhe me 5 vite të tjera burgim. Kryeinspektori i Detektivit Ben Mahoney, nga Partneriteti i Krimit të Organizuar, tha: Klejdi Kazani kishte lidhje me tregtarët e drogës në shumë vende dhe punësonte anëtarë të këtij grupi të krimit të organizuar për të përhapur kokainë në të gjithë Londrën dhe në juglindje.