U dhunua në Tiranë, reagon gazetari Gjergj Zefi: “Nuk kam frikë nga cubat, ju njoftoj se…”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Drejtuesi i faqes PAMFLETI ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë.

Ai thotë se ndihet më i motivuar dhe njofton agresorët e tij se nuk do tërhiqet cilatdo qofshin pasojat.

“Gjithkush mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arësye nuk terhiqem…

Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend…

U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritet; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye…

Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë… Jam shumë më i fortë se ju mendoni…

Falenderoj të gjithë miqtë që u interesuan për shëndetin tim… Jam mirë dhe më i fortë se kurrë!” – shkruan Zefi.

Nderkohe ka reaguar Ministri Balla: Gjithçka për të gjetur autorët


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komunikuar në telefon me Gjergj Zefin, administratorin e portalit “Pamfleti”, i cili u godit me sende të forta nga persona ende të panjohur në rrugën “Bardhok Biba”, në Tiranë.

Mësohet se ministri Balla i ka garantuar Zefit se policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët dhe për t’i vënë para drejtësisë. Zefi po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia njoftoi se me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, e nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Share This Article