U diagnostikua për herë të tretë me tumor, zbulohet gjendja e deputetes Adriana Matoshi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë”, ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

Pak ditë më parë, Adriana Matoshi njoftoi përmes një postimi në Facebook se po përballet sërish me një sëmundje, por pa zbuluar detaje.

Sipas Klan Kosova, Adriana Matoshi ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Turqi dhe operacioni ka shkuar me sukses dhe është në gjendje të mirë.

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

Adriana vendosi që edhe shfaqjen e fazës së dytë të tumorit, 9 vite pas herës së parë, ta ndante me të gjithë ndjekësit e saj. Këtë e bëri me një qëllim; t’i jepte forcë çdo gruaje tjetër mund të ishte duke vuajtur nga një mori arsyesh.Vetëmohuese, edhe pse e frikësuar për atë që po i ndodhte, Adriana nuk e harroi buzëqeshjen, as atëherë kur miqtë më të mirë mendonin për një çast se për të aq ishte e shkruar. Jo. Nëse Zoti e kishte vendosur ta sprovonte edhe një herë tjetër, le ta bënte. Ajo do t’ia dilte. Sërish… Madje, edhe në operacion do të hynte duke qeshur….

Share This Article