U ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, ky është biznesmeni që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person.
Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, personi që shihni në foto.
Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. /Tch/




