U emërua drejtor i Portit të Durrësit, Liburn Aliu: Jam i nderuar. Prishtina e Shkupi, pika ku mallrat do të shpërndahen në gjithë rajonin (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liburn Aliu, ish-ministri i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, është prezantuar sot si drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës.

Ai merr detyrën në vend të Kreshnik Bajraktarit, i cili e kishte drejtuar portin që prej korrikut 2024. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Bajraktari u shpreh se Porti i Durrësit do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe modernizimit nën drejtimin e ri.

“I uroj suksese në detyrën e re. Jam i bindur se nën drejtimin e tij, Porti i Durrësit do të vazhdojë me ritme të larta rrugën e zhvillimit”, deklaroi Bajraktari.

Në fjalën e tij të parë si drejtor, Aliu falënderoi qeverinë shqiptare për besimin dhe theksoi se Porti i Durrësit duhet të jetë një qendër e rëndësishme rajonale për transportin dhe tregtinë.

“Është nder i madh të jem sot këtu. Porti i Durrësit është porti i gjithë shqiptarëve dhe duhet të modernizohet për të qenë konkurrues në rajon. Maqedonia dhe Kosova duhen parë si pika të shpërndarjes së mallrave për gjithë rajonin”, u shpreh Aliu, duke shtuar me humor se “këtu më shohin si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë”.

Share This Article