U fut në ndërtesën e qeverisë ukrainase, kërcënoi se do ta aktivizojë një granatë dore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë që kishte kërcënuar se do ta aktivizojë granatën e dorës me të cilën ishte futur në ndërtesën e qeverisë së Ukrainës, është arrestuar nga policia në Kiev, shkruan Reuters.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet burri duke mbajtur lëndën shpërthyese, derisa pjesëtarë të sigurimit i kërkonin që të largohet nga ndërtesa.

Mediat lokale raportojnë se burri ishte futur në objektin e qeverisë me granatë dore – duke u thënë të pranishmëve se tani e tutje ai kontrollon me këtë vend.

Ai vazhdimisht kishte kërcënuar policinë se do ta aktivizojë mjetin shpërthyes, dhe se assesi nuk do të del nga ndërtesa – duke theksuar se është i gatshëm që për këtë veprim të vuaj dënimin edhe me burgim.

Policia në Kiev megjithatë ka arritur ta arrestoj burrin që ishte futur në objektin e qeverisë ukrainase, e këtë e ka konfirmuar edhe kreu i policisë Ihor Klymenko.

Një video që e kanë publikuar mediat që kontrollohen nga presidenti rus Vladimir Putin (Russia Today dhe Sputnik) nuk ka mundur ta konfirmojë Reuters, por siç raporton ky medium burri është identifikuar si veteran i luftës – mbështetës i madh i Rusisë dhe njëherit separatist në pjesën lindore të Ukrainës. 

Share This Article