U gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall-Bastar, i moshuari rezulton të jetë vrarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I moshuari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar, rezulton të jetë i vrarë.

Xhemal Meta, 81-vjeç u gjet i pajetë rreth orës 9 të mëngjesit dy ditë më parë, dhe pas ekzaminimit mjeko-ligjor, policia thotë se ka rezultuar se ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” .

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së të moshuarit.

Share This Article