U gjet i vdekur në makinë, 47-vjeçari pësoi goditje gjatë marrëdhënies intime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Korçës ka zbardhur detaje lidhur me ndarjen nga jeta të një 47-vjeçari që u gjet pa shenja jete në automjetin e tij.

Policia bëri të ditur se shtetasi M.Ç ka humbur jetën gjatë marrëdhënieve intime me një shtetase 37-vjeçare, e cila është arrestuar si e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”

 “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi Policia.

Share This Article