U godit me thikë në qafë pas një sherri për motive të dobëta, 36-vjeçari përfundon në spital i plagosur rëndë. Shoqërohet autori

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 36-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë në spitalin e Sarandës ditën e sotme (14 tetor) pasi ka marrë plagë të shumta me thikë në trup.

Sipas raportimeve nga policia, Leonard Poçi është plagosur me thikë në zonën e qafës, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

36-vjeçari dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin me iniciale Dh. T., rreth 32 vjeç.

“Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç”, njofton policia.

Sipas News24, 36-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së tij.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article