U hap sot për herë të parë, pezullohet lëvizja në metronë ‘Elizabeth’ në Londër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Metroja “Elizabeth’’ e cila u përuruar nga vetë Mbretërësha ditë më parë është pezulluar pas një alarmi për zjarr në stacion, vetëm dy orë pasi trenat e linjës u nisën për herë të parë sot.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë pasagjerët duke u evakuuar nga ky stacion ndërsa në sfond dëgjohet një alarm zjarrfikëse.

Pasagjerët e kësaj linje përveç britanikëve ishin dhe nga Hong –Kongu dhe Kanadaja pasi dëshironin të ishin dëshmitar në nisjen e e këtij shërbimi, shërbim i cili i ka kushtuar Britanisë së Madhe 18.9 miliardë paund.

Një brohoritje e madhe dëgjohet nga turma prej më shumë se 500 vetash kur portat u hapën në orën 6:20 të mëngjesit, teksa një anëtar i stafit u bënte thirrje njerëzve: ‘ju lutem mos vraponi’.

Njerëzit kishin qëndruar në radhë qysh në mesnatë.

Ata në pjesën e përparme që kishin pritur deri në gjashtë orë hynë me nxitim në stacion që të mund të hipnin në trenin e parë në orën 6.33 të mëngjesit.

Stafi i stacionit hapi vetëm pjesërisht portat për të menaxhuar turmën ndërsa kalonin dhe hynin në stacion përpara se të zbrisnin shkallët lëvizëse të terminalit.

Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan mbërriti për të përshëndetur turmat pak pas orës 6 të mëngjesit dhe foli me ata që ishin në pjesën e përparme të radhës.

Treni i parë i linjës Elizabeth nga Paddington përmes Londrës qendrore u nis në kohë në orën 6:33 të mëngjesit duke transportuar qindra persona të cilët ishin të entuziazmuar që ishin pasagjerët e parë të kësaj linje.

Share This Article