Ky është momenti kur një pilot amerikan, i cili hodhi parashutën pasi F-15 i tij u rrëzua mbi Kuvajt, u kërcënua nga një banor lokal me një tub metalik.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë një grup burrash që i afrohen pilotit duke bërtitur, ndërsa njëri prej tyre mbante në dorë një tub metalik.
Piloti dëgjohet duke përsëritur: “Largohuni. Ndaloni!”, teksa burrat i afrohen gjithnjë e më shumë, duke menduar se aviatori ishte iranian. Situata tensionuese u qetësua kur piloti ua bëri të qartë se ishte amerikan, pas së cilës ata u tërhoqën dhe e lanë të qetë.
Piloti ishte pjesë e njërit prej tre avionëve amerikanë që u rrëzuan gabimisht mbi këtë vend të Lindjes së Mesme të hënën.
Pamje të mëparshme treguan avionët, të cilët kushtonin 90 milion dollarë secili, duke humbur kontrollin dhe duke rënë drejt tokës.
Sipas US CENTCOM, të gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit hodhën parashutën me sukses dhe u shpëtuan, u evakuan dhe u transferuan në spitale për kontrolle shëndetësore.
Ministria e Mbrojtjes së Kuvajtit njoftoi se po koordinon me SHBA për “rrethanat e incidentit” dhe se do të kryejë hetime mbi ngjarjen.


