U iku taksave, miliarderi rus pajtohet t’ia japë ShBA-së shumën marramendëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miliarderi rus, Oleg Tinkov, u deklarua fajtor të premten dhe u pajtua që t’ua paguajë autoriteteve të Shteteve të Bashkuara 507 milionë dollarë në emër të taksave, interesit dhe ndëshkimeve.

Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Drejtësisë në ShBA. Banka e miliarderit Tinkov është e dyta në Rusi për dhënie të kredive, shkruan Reuters.

Ai është akuzuar për fshehjen e aseteve dhe të hyrave në vlerë të 1 miliard dollarëve, kur kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, në vitin 2013.

Tinkov ishte arrestuar në Londër në shkurt të vitit të kaluar pas ngritjes së aktakuzës nga Shtetet e Bashkuara. Ai ishte liruar me dorëzani, sepse ishte duke luftuar me leukemi akute.

Vendimi përfundimtar i gjykatës për dënimin e miliarderit rus është caktuar për datën 29 tetor. Vetë ai dhe as banka e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës për ndonjë koment.

Tinkov është pronar i kompanisë së investimeve, “TCS Group”, pjesë e së cilës është edhe banka “Tinkoff Bank” dhe bizneset tjera.

Share This Article