U jepte informacioneve rusëve për vendndodhjen e HIMARS dhe M777, Shërbimi Sekret i Ukrainës arreston një burrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka arritur të arrestojë një burrë, i cili po gjurmonte pozicionet e sistemeve raketore amerikane HIMARS dhe topave M777, që u janë dhënë forcave ukrainase për t’iu kundërvënë agresionit rus.

Ai është kapur në jug të Ukrainës, ku sipas shërbimit të Ukrainës, burri këto informacione ia kalonte rusëve që më pas kishin për qëllim t’i shkatërronin, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që prej se ukrainasit kanë marrë sistemet e avancuara raketore nga SHBA-të, rrjedha e luftës në Ukrainë ka ndryshuar.

E duke parë se Kievi është bërë “arrë e fortë” për ushtrinë e Vladimir Putinit, Moska po angazhon spiunë që nën petkun e civilëve mbledhin informacione për këto armë.

Ata kanë për qëllim që të përcjellin lëvizjen e tyre dhe më pas ato koordinata t’ua dërgojnë rusëve, që shpresojnë që me raketa të fuqishme t’i shkatërrojnë.

Megjithatë deri më tani nuk kanë arritur as edhe një të godasin, pavarësisht se Moska pretendon se e ka bërë një gjë të tillë. /

Share This Article