U kallëzua për dhunë, pezullohet nga puna efektivi në Berat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat është pezulluar nga detyra pasi një qytetare është ankuar se është goditur nga ai.

Nga puna është pezulluar Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili sipas AMP-së me veprimet e tij Toska thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra

Bëhet fjalë për Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat

Share This Article