Ish-mbretëresha e bukurisë në Angli do kalojë 20 vite të jetës së saj në burg, pasi u arrestua në përpjekje për të kontrabanduar ketaminë, në aeroportin e Kankunit. Ketamina është një lloj droge halucinogjene dhe sipas mediave britanike, ish-missi, kishte fshehur në valixhen e saj një sasi prej 13.080 kilogram të kësaj droge, e cila arrinte vlerën e 250.000 paund.
Jennifer Young e kishte fshehur ketaminën duke e ndarë në pako dhe e kishte future në fundin e rremë të një valixheje.
Edhe pse ish-missi ndodhet në burg prej disa muajsh, nënsa e saj e mësoi vetëm pak javë më parë që vajza e saj e vetme ishte në burg. Jennifer e kishte gënjyer nënën e saj duke i thënë që ishte duke udhëtuar. Por së fundmi, nëna e saj Anxhela e mësoi të vërtetën, pasi vajza e vetme nuk e mori në telefon për ta uruar.
“Ditëlindja ime është në mars dhe Xheni më telefonon pavarësisht se në kë cep të botës është. Por ajo nuk më kontaktoi dhe unë fillova të shqetësohem. Më pas mora një mesazh nga shoqja e saj. E pyeta se ku ishte. Pas shumë mesazhesh, më në fund më tha se ishte në burg. Nuk mund ta besoja. Pastaj e kuptova të gjithë historinë.
Ajo kishte qenë në burg në Kankun prej muajsh. Ishte tmerrësisht e mbipopulluar. Nuk e di sa njerëz ishin në qelinë e saj, por ishte e tmerrshme.
Në shkurt ajo u transferua në një burg tjetër jashtë Mexico City. Ajo është akuzuar për trafik droge, por ende nuk ka dal në gjyq, mund të dënohet me 20 vjet. Unë jam shumë e shqetësuar”,-tha nëna e ish-missit.
Në një postim në Twitter nga policia meksikane në atë kohë thuhej: “Në mbërritjet e Aeroportit Ndërkombëtar të Kankunit, Garda Kombëtare dhe personeli i aeroportit gjetën disa pako dhe pako që dukej se ishin kokainë të fshehura në një shtresë të fshehur të një çante që i përkiste një shtetasi të huaj”.