U kap me kanabis me vlerë rreth 400 mijë paundë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri shqiptar në Britaninë e Madhe ka rënë në pranga pasi është kapur duke u kujdesur për një sasi të konsiderueshme kanabisi, me vlerë rruge rreth 400 mijë paundë.

Mësohet se 20-vjeçari Ergo Sala u kap nga policia në një apartament me disa dhoma dhe që ishte i mbushur me kanabis dhe qindra pajisje për rritjen e tij.

Pasi u kap 20-vjeçari pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit kur u pyet nga policia.

Raportohet se brenda banesës gjendeshin rreth 13 kilogramë kanabis gati për shitje me vlerë rreth 125 mijë paundë, si edhe disa bimë të tjera, vlera e të cilave përllogaritet të ketë qenë rreth 250 mijë paundë britanikë.

Sipas mediave britanike Sala kishte ardhur në Angli në mënyre ilegale dhe nuk kishte dënime të mëhershme nga drejtësia, duke bërë që ai të dërgohet 9 muaj në një institucion riedukimi për të rinjtë.

Share This Article