U kap me “shtëpi bari”, mbetet në burg i riu shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri shqiptar do të qëndrojë edhe një muaj në burg, pasi u kap në një ‘shtëpi bari” në Ostende.

Disa oficerë policie e zbuluan “shtëpinë e barit” rastësisht, pas një zjarri që përfshiu godinën.

Banori i katit të tretë po tentonte të mbushte disa çakmakë me bombola gazi kur gjërat shkuan keq dhe mori flakë gjithë banesa.

Në dhomën tjetër, të shtëpisë ngjitur, kishte një plantacion kanabisi me 500 bimë. I riu 21-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua dhe ndodhet në burg prej një muaji.

Kështu do të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm, pasi dhoma e këshillit të Bruges vendosi të premten në mëngjes t’ia zgjasë paraburgimin.

Share This Article