U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shqiptar janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, nën dyshimin e trafikut të drogës. Siç raportohet, policia greke gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një shumë prej 550 eurosh. Ndërkohë të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Share This Article