U kërcënua? Ja çfarë fshihet pas deklaratës së Kate Middleton për diagnozën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kate Middleton u detyrua të dilte publikisht të fliste për diagnozën e saj të kancerit, pasi kishte kërcënime që ky lajm do të rridhte në internet nga të tjerët, kanë pohuar burimet.

Princesha e Uellsit konfirmoi se është duke u trajtuar për kimioterapi parandaluese në një video-mesazh drejtuar vendit më 22 mars, pas javësh spekulimesh për shëndetin e saj.

Por, Pallati Kensington thuhet se u nxitua të dilte publikisht për diagnozën e Kate pasi të dhënat mjekësore të kësaj të fundit u morën nga një person i panjohur, tha një burim mbretëror për Daily Mail. Kjo thuhej se nuk i la opsionit Princeshës së Uellsit që të dilte publikisht për të treguar për diagnozën e saj.

Mbetet e paqartë se kush ishte përgjegjës se kush hyri për t’i marrë informacionet për gjendjen e Kate Middleton apo nëse informacioni është marrë gjatë qëndrimit të Kate në Klinikën e Londrës për operacionin e saj abdominal në janar apo diku tjetër.

Princesha e Uellsit u detyrua të dalë publikisht me diagnozën e saj, pasi përdoruesit në rrjetet sociale, kishin shpërthyer me teori konspirative për gjendjen e saj shëndetësore.

Share This Article