ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 14 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 14 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 14 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

U kujdes si ta kishte baba, i moshuari italian i lë pasurinë shqiptares. I biri që e braktisi ia vjedh

albnews by albnews
14 November, 2024
in Albania
0
U kujdes si ta kishte baba, i moshuari italian i lë pasurinë shqiptares. I biri që e braktisi ia vjedh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një histori e pabesueshme vjen nga Italia.

Një gazetar i njohur italian në Treviso ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet për përvetësim të parave. Sipas asaj që shkruan Treviso Today, 64-vjeçari ka marrë rreth 322 mijë Euro dhe 2 celularë nga shtëpia e babait të vdekur. Por këto para nuk ishin destinuar për të. Në fakt babai i tij i ndjerë ia kishte lënë me testament një kujdestareje shqiptare, e cila ishte bërë për të si vajzë e tij.

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

Historia nis më 22 Dhjetor të vitit 2021, ditë kur babai i gazetarit u gjet i pajetë. 80-vjeçari ishte pensionist i pasur dhe prej vitesh jetonte vetëm. Prej kohësh ai ishte ndarë nga e shoqja. Divorci duket se ka qenë edhe arsyeja e mosmarrëveshjeve mes tij dhe djalit, i cili nuk kishte dashur që të kishte më kontakte me të atin. Për shkak edhe të disa sëmundjeve, 80-vjeçari gjeti ndihmë tek një kujdestare shqiptare, banore në Spresiano. Shpejt, ajo u bë si anëtare e familjes. Në fakt gruaja jo vetëm u kujdes për nevojat e tij, por ata lidhën miqësi familjarisht pasi i moshuari njihte fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Shpesh të gjithë ata kalonin kohë sëbashku me 80-vjeçarin.

Në mëngjesin e 22 Dhjetorit të tre viteve më parë, vajza e shqiptares, e cila kishte qëndruar në shtëpinë e 80-vjeçarit italian i cili ishte bërë si gjyshi i saj, gjeti të pajetë trupin e tij. E tronditur ajo thirri të ëmën. Kjo e fundit vendosi të informonte edhe djalin. Por kur gazetari arriti në shtëpinë e të atit, sipas asaj që ka dalë nga hetimi, rezulton se nuk ishte fare i interesuar për të, por nisi të kërkonte në sirtarët e shtëpisë për të gjetur çelësin që hapte derën e dhomës së tij të punës që qëndronte e kyçur. Pasi mundi të hapte dhomën, gazetari mbushi duart me gjithçka që gjeti. Bëhet fjalë për 320 mijë euro cash të cilat i ati i mbante në shtëpi.

“Nuk mund ta bësh këtë. Ato para më përkasin mua, ka një testament për këtë”, i tha shqiptarja gazetarit. Në këtë moment ajo vendosi të telefonte policinë. Por pasi numëruan paratë, policët ia lanë paratë djalit të tij, duke qenë se ishte njeriu i tij më i afërt.

Në 8 Shkurt 2022, testamenti u hap dhe u zbulua se shqiptarja kishte pasur të drejtë. Të gjitha asetet e 80-vjeçarit i kishin kaluar asaj, përveç një trashëgimie që ia kishte lënë një personi tjetër. Djali ngeli pa asgjë. Aty, shqiptarja iu drejtua një avokati dhe ngriti padi ndaj gazetarit. Por nuk ka asnjë gjurmë të 320 mijë eurove, një shumë që konfirmohet nga raporti i karabinierëve. Gazetari pretendon se janë 70 mijë euro që pretendon se ka gjetur. Por prokuroria nuk e beson dhe e ka dërguar në gjyq.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result