U largua nga futbolli i luajtur, Valon Behrami i angazhuar në “Euro 2024”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si lojtar, por vazhdon të jetë pjesë e futbollit. Ish-mesfushori i Zvicrës ka qenë i angazhuar si ekspert i futbollit në televizione të ndryshme në Itali dhe Zvicër, ndërsa për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” do të jetë i angazhuar në median zviceriane “20 Minuten”.

Behrami, i cili ka luajtur 83 ndeshje për Zvicrën dhe ka bërë karrierë të madhe në nivel klubesh, do të kryej rolin e ekspertit për “20 Minuten”. 

Analizat e Behramit pritet të jenë tepër speciale për sa i përket kampionatit Europian, duke qenë se edhe ai vetë e ka shijuar magjinë që të ofron Europiani.  

Share This Article