U largua nga Inter, Conte gjen menjëherë skuadër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi shpalli Interin kampion pas 11 vitesh, Antonio Conte u largua nga stoli i zikaltërve.   Conte nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit zikaltër për të ardhmen e klubit dhe për këtë arsye vendosi të largohej.

Tashmë Conte është një trajner i lirë, por siç raportojnë mediat italiane ai nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë pa skuadër.

Pas zyrtarizimit të largimit të Zinedine Zidane nga stoli i Real Madrid, drejtuesit e klubit spanjoll kanë vënë pikërisht teknikun italian në krye të listës.

Conte preferohet nga presidenti Perez dhe në ditët në vijim pritet të ketë një kontakt mes klubit spanjoll dhe teknikut italian dhe nëse gjendet marrëveshja, zyrtarizimi mund të vijë brenda kësaj jave.

Share This Article