“U mahnita nga bukuria”, Marubi i Shkodrës në listën e muzeve dhe galerive më mbreslënëse në Europë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muzeu Kombëtar i Fotografisë, Marubi, është renditur në listën e muzeve dhe galerive më të preferuara të lexuesve në Europë, sipas “The Guardian”.

Prestigjiozja, ka nisur artikullin me titullin “U mahnita nga bukuria”, ku në vendin e tretë pas Spanjës, dhe Kopenhagës ka renditur Shqipërinë.

“The Guardian” pos tjerash e ka përshkruar muzeun e fotografisë “Marubi” si revolucionar, sepse fotografitë e ekspozuara tregojnë të gjitha sferat e jetës.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë, Marubi në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, punonjësi i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes Luftës Ballkanike dhe asaj të Dytë Botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, shkruan The Guardian.

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, me këtë rast, ka shprehur ngazëllimin e tij, përmes një postimi në Facebook.

“The Guardian me shkrimin “U mahnita nga bukuria”, rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbreslënëse të Europë”, shkruan ai në postimin e tij.

Share This Article