U mbajten dy mbledhje në PD, Basha me Kryesinë, Berisha me Komisionin e Rithemelimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjitur me sallën ku Berisha dhe anëtarët e tjerë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike po zhvillojnë mbledhjen e parë pas Kuvendit një tjetër mbledhje po zhvillohet nga Lulzim Basha dhe kryesia e PD-së.

Basha me kryesinë është në zyrën e tij. Sali Berisha kur u pyet se kush do të futet sot në zyrën e Bashës, dha këtë përgjigje për mediat:

“Jo nuk futem në zyrën e Bashës, nuk kemi punë. Nuk do takohemi me të, vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri me 18 dhjetor duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij kombi dhe Europës”.

Të dy mbledhjet janë të mbyllura por pritet të këtë një komunikim për median në mbyllje të tyre.

Share This Article