U nda nga Elia Zaharia, Princ Leka nuk fsheh më dashurinë e re! Konfirmon lidhjen me fotografen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princ Leka dhe Elia Zaharia i ka dhënë fund martesës. Ata u përfolën gjatë për ndarjen, derisa më në fund e pranuan se kanë nisur procedurat e divorcit.

Princ Leka ka nisur romancën me fotografen Blerta Celibashi. Burime të afërta me fotografen bëjnë me dije se çifti po shijon romancën.

Mesa duket Princ Leka ka zgjedhur të mos fshihet më dhe të shprehë hapur ndjenjat që ka ndaj saj.

Së fundmi Blerta ka publikuar në video të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, ku duket si një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj.

Nuk ka munguar komenti i Princ Lekës, ku i komenton me një emoji me sy me zemra, ndërsa Blerta Celibashi, ia ka pëlqyer këtë koment.

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina.

Share This Article