U nda tragjikisht nga jeta në fushë, familja e Duamenës konfirmon datën e varrimit të ish-kapitenit të Egnatias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rafael Duamena humbi tragjikisht jetën pas një kolapsi që pësoi në fushë në ndeshjen Egnatia-Partizani më 11 nëntor 2023.

Në një sfidë që pritej spektakël mes dy ekipeve më në formë të momentit, në minutën e 24’ ndodhi momenti i frikshëm kur Duamena u rrëzua në fushë, i cili më vonë humbi jetën rrugës për në spitalin e Kavajës.

Me anë të një posteri të postuar në rrjetet sociale, familja e tij ka konfirmuar datën e ceremonisë mortore të ish-sulmuesit ganez, që do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e stadiumit “Adxhirigano Astro Turff” të Ganës.

Ish-kapiteni i Egnatias ka pasur një histori me problemet e tij në zemër, duke pësuar kolaps në fushë dhe dy herë të tjera përpara ngjarjes tragjike në Rrogozhinë. Që pas mbërritjes e trupit të tij në Ganë më 17 nëntor 2023, nuk ka pasur më asnjë lajm rreth familjes së Duamenës ose nga Federata e Futbollit të Ganës.

Share This Article