U paraqit në SPAK/ Haxhiu: Nuk kisha fletëthirrje, shkova të intervistoja njërin prej hetuesve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për dy orë analisti Baton Haxhiu ka qëndruar në ambientet e prokurorisë së posaçme.

Në dalje ai deklaron se ishte për të bërë një intervistë për një lajm, por shton se nuk mund të thotë më shumë se kaq.

Madje i pyetur nga gazetarët ai shprehet se nuk ka pasur një fletëthirrje.

Më herët medie të ndryshme kanë deklaruar se portal i Haxhiut ka marrë fonde prej incineratorëve.

Gjithsesi duket se pas dy orësh siç edhe ai sqaroi, shkak i qëndrimit për dy orë në SPAK ishte një intervistë.

I pyetur për arsyen e paraqitjes para SPAK, Haxhiu tha: “Shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për një lëndë. Aq mundem me thënë, s’kam të drejtë. E lexoni. Nuk kisha fletëthirrje. Nuk ka lidhje me fletëthirrjen kjo.”

U paraqit në SPAK, flet gazetari Baton Haxhiu: Nuk kisha fletëthirrje,
Share This Article