ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 10 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 10 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 10 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 10 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bombardoi Iranin?

albnews by albnews
22 June, 2025
in Bota
0
U përdor për herë të parë në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bombardoi Iranin?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

B-2 Spirit është bombarduesi më modern i Forcave Ajrore të SHBA-ve.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

B-2 është i pajisur me katër motorë, mund të armatoset me armë bërthamore ose konvencionale, manovrohet nga një ekuipazh prej dy personash, ka një kapacitet ngarkese prej 18000 kilogramësh dhe një rreze veprimi të pakufizuar përmes furnizimit me karburant në ajër.

Ky bombardues fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe u përdor për herë të parë në luftime dhjetë vite më vonë gjatë Operacionit Allied Force, ndërhyrjes së NATO-s në krizën humanitare në Kosovë, duke fluturuar pa ndalesë nga baza e tij në Missouri për të goditur objektivat serbe, sipas Forcave Ajrore.

Më vonë, ai kreu edhe misione më të gjata për të goditur objektiva në Afganistan në tetor 2001, gjatë fazës së hershme të Operacionit Enduring Freedom.

Së fundmi, B-2 është përdorur nga baza e përbashkët amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian për të goditur objektiva të Houthive në Jemen.

Në inventarin e Forcave Ajrore Amerikane ndodhen vetëm 20 avionë B-2, të gjithë të vendosur në bazën ajrore Ëhiteman në Missouri.

Çdo njëri prej këtyre bombarduesve kushton rreth 2 miliardë dollarë sipas vlerësimeve aktuale.

Bomba shkatërruese e bunkerëve: SHBA përdori bombën GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), të njohur si ‘bunker buster’, gjatë sulmeve të së shtunës mbrëma (me orën amerikane lindore) ndaj objekteve bërthamore të Iranit, sipas dy burimeve të njohura me operacionin.

MOP – një bombë me peshë 13600 kilogramë që përmban 2700 kilogramë eksploziv – është ‘projektuar për të arritur dhe shkatërruar armët e shkatërrimit në masë të kundërshtarëve tanë të vendosura në objekte të mbrojtura mirë’, sipas një materiali informues të Forcave Ajrore të SHBA-ve.

B-2 është i vetmi aeroplan në inventarin amerikan që mund të mbajë bombën GBU-57A/B.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result