U përfol në stolin kuqezi, Gianni de Biasi rinovon kontratën me Azerbajxhanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gianni de Biasi do të vazhdojë të jetë trajneri i Azerbajxhanit, duke shuar çdo shpresë për rikthimin në Shqipëri.

Ka qenë vetë Federata e Futbollit të Azerbajxhanit që njoftuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

De Biasi ka rinovuar kontratën deri në nëntor të vitit 2023, kohë në të cilën përfundojnë dhe kualifikueset Euro 2024.

Emri i trajnerit italian u përfol shumëse mund të zëvendësonte teknikun Edi Reja në stolin kuqezi por pas këtij zyrtarizimi, edhe kjo pistë bie poshtë.

Share This Article