U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë ditën e sotme (2 Dhjetor), Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra.

Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Share This Article