U pezullua nga kryesia, Këlliçi: Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për pezullimin e tij nga PD. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Këlliçi me ironi ka shkruar se “ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij”.

Këlliçi teksa akuzon Bashën se bashkëpunon me Ramën,  shton se ai duhet të zbresë në bazën e PD.

“Ish-kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij. Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!  Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.

Share This Article