U plagos në krah gjatë sulmit të grupit të agresorëve serb në Veri, efektivi lë spitalin! Si është gjendja e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polici Alban Rashiti, i cili u plagos ditën e diel në Veri të Kosovës gjatë sulmit të grupit të agresorëve serb ku humbi jetën kolegu i tij, Afrim Bunjaku, ka dalë nga spitali.

Alban Rashiti u plagos me plumb në krah. Drejtori i Klinikës Torkale, Nazmi Kolgeci tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Po mund të konfirmoj se është liruar nga Spitali, gjendja e tij është e mirë”, tha ai për Telegraf.

Kosova ka shpallur të hënën ditë zie pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku.

Ndërkohë numri i agresorëve serb të vrarë ka shkuar në katër. Gjatë ditës së sotme është gjetur trupi i një prej tyre në malet e fshatit Banjskë në komunën e Zveçanit.

Share This Article