U plagos nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja në spitalin e burgut në QSUT! Asnjë familjar nuk e viziton! Si paraqitet gjendja e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i Report Tv, Freard Rista ka raportuar se Indrit Shaqja, i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë ditën e djeshme në burgun e Peqinit ku u vra Arben Lleshi, sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Ai do të qëndrojë në spital derisa të rikuperohet nga plagët e marra. Ndërsa jashtë ambienteve të spitalit të burgut në QSUT nuk ka forca shtesë policie pavarësisht se Shaqja konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Share This Article