Një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare të SHBA-së që u sulmuan nga një person afgan të mërkurën ka vdekur nga plagët e marra, njoftoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Trump tha në një fjalim televiziv dje se 20-vjeçarja Sarah Backstorm nga Virxhinia Perëndimore, një anëtare e Gardës Kombëtare, ndërroi jetë pas plagëve të marra.
Anëtari i plagosur i Gardës Kombëtare, 24-vjeçari Andrew Wolf, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën e tij, tha Trump.
Një shtetas afgan që punoi për shërbimin e inteligjencës amerikane CIA në atdheun e tij dhe emigroi në SHBA në vitin 2021 dyshohet se plagosi rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore në Uashington, disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, njoftuan dje zyrtarët amerikanë.
Përpara se të emigronte nga Afganistani, i dyshuari, 29-vjeçari Rahmanullah Lakhanwal, punonte për një njësi të forcave speciale të mbështetur nga CIA në ushtrinë afgane, tha për Associated Press një i afërm i tij.
Lacanval u akuzua për tentativë vrasjeje dhe posedim të një arme gjatë një krimi të dhunshëm.




