U plagos rëndë në tru nga aksidenti, ndërron jetë aktorja Anne Heche

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anne Heche, aktorja e cila pësoi një aksident të rëndë automobilistik javën e kaluar, nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda në tru dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e dhanë të afërmit e 53-vjeçares, e cila kishte disa ditë që ndodhej në koma pas aksidentit.

Disa orë më parë, përfaqësuesi i saj kishte njoftuar se aktorja nuk do të mbijetonte.

“Fatkeqësisht, nga aksidenti i pësuar, Anne Heche ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru dhe vijon të qëndrojë në koma, në gjendje kritike. Nuk pritet që të mbijetojë”, thuhej në komunikatën e zëdhënësit të aktores.

Anne Heche është bërë e famshme me filma si “Donnie Brasco” dhe “Cedar Rapids”.

Share This Article