U plagos teksa pastronte borën në shtëpinë e tij, aktori Jeremy Renner në gjendje të rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jeremy Renner mbetet në gjendje “kritike, por të qëndrueshme”, pasi u plagos teksa pastronte borën me një nga borëpastrueset në shtëpinë e tij në fermën e tij midis Reno dhe Liqenit Tahoe.

Gjendja e tij është jashtëzakonisht e vështirë thanë familjarët. Ylli 51-vjeçar i Marvel u transportua me helikopter në spital të dielën.

Renner, i cili ka një vajzë nëntë vjeçare Ava me ish-gruan Sonni Pacheco, zotëron një numër borëpastruese të cilat i përdor për të pastruar hyrjen madhështore të shtëpisë së tij, si dhe rrugët dhe shtigjet në zonë.

Aktori i Hawkeye është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh poston për kushtet ekstreme të motit që godasin zonën ku ai jeton.

Agjenti i tij nuk ka treguar se si ka arritur të plagoset kaq rëndë, duke bërë të ditur vetëm se “aksidenti lidhet me kushtet atmosferike gjatë heqjes së borës”, duke shtuar se aktori po merr “kujdes të shkëlqyer mjekësore” dhe pranë tij është familja. Ai është “në një gjendje kritike, por stabile, ” tha zëdhënësi i tij.

Share This Article