U prezantua si kryetari i Bashkisë Tiranë dhe i kërkoi 50 mijë euro një biznesmeni/ Ja si u arrestua i riu në Tiranë, ra në pranga kur po…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimin e 26-vjeçarit Shkëlqim Saraçi në Tiranë, i akuzuar për mashtrim në tentativë për t’i marrë 50 mijë euro administratorit të një subjekti privat.

Ai prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe komunikonte me administratorët e bizneseve përmes aplikacioneve si Signal.

Sipas informacioneve, Saraçi ka kontaktuar një biznesmen përmes mesazheve dhe i ka kërkuar shumën prej 50 mijë eurosh.

Pas kësaj, biznesmeni ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës, e cila ka aktivizuar Seksionin Kundër Krimit Ekonomik për të hetuar rastin. Agjentët e policisë kanë udhëzuar biznesmenin për të organizuar një takim me Saraçin.

Duke ndjekur këto udhëzime, biznesmeni ka pranuar t’i japë Saraçit 20 mijë euro në një vend takim të caktuar prej tij, i cili është monitoruar nga policia. Në momentin që Saraçi ka arritur dhe ka marrë paratë, ai është arrestuar në flagrancë.

Share This Article