U procedua për protestën në Shkodër, reagon ashpër Voltana Ademi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reagon Voltana Ademi pasi u procedua penalisht nga policia si një prej organizatoreve të protestës së një dite më parë në Shkodër, ku edhe u dogj selia e PS.

Kryebashkiakja e hedh të gjithë përgjegjësinë për dhunën e djeshme tek mosreagimi i policisë.

“Policia Bashkiake ka qënë në punë, protestat janë të ligjshme, unë kam lëvizur me qytetarët nga posta deri te sheshi, qytetarët kanë vepruar në mënyrën më korrekte. Nuk di kush i organizoi ato sulme. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë.

Kërkoj të hetohet çdo gjë që ndodhi dje. Vijoj të akuzoj Policinë e Shtetit për mos reagim, nuk e kuptoj pse policia duhet të vepronte pas 40 mintash”,- tha ajo.

Procedimin penal, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik ndaj saj.

Share This Article