Pas 20 ditëve mungesë, është shfaqur në publik për herë të parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Sipas medias shtetërore KCNA Kim, Jong Un u shfaq duke prerë shiritin e një fabrike plehrash.
Shfaqja e fundit në publik e udhëheqësit të Koresë së Veriut ishte në një takim të partisë qeverisëse të vendit, në Politburo më 11 prill.
Kim mungoi edhe në aktivitetin e mbajtur në përkujtim të 108-vjetorin e lindjes së gjyshit të tij, presidentit themelues të Koresë së Veriut, Kim Il Sung – i pari nën udhëheqjen e tij.
Në media u përfol gjatë për një vdekje të mundshme të Kim Jong Un kjo pasi në Daily NK me qendër në Seul shkruajti se udhëheqësi i Koresë së Veriut i ishte nënshtruar operacionit në zemër, ku një zyrtar amerikan pa emër që më pas i deklaroi CNN se ata po monitoronin inteligjencën pasi Kim ishte në “rrezik të madh”.