U raportua si i zhdukur, gjendet i vdekur në Spanjë, Miklovan Danaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miklovan Danaj, 30-vjeçari shqiptar nga Shkodra, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej majit 2025, është gjetur i vdekur në Marbella, Spanjë.

Zhdukja e tij kishte shqetësuar familjarët, të cilët kishin nisur kërkime në Shqipëri, Spanjë dhe Itali, ku Miklovani kishte jetuar për disa vite.

I riu, i njohur edhe si “Keli”, dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e kokainës në Evropë. Pak kohë më parë, familjarët morën një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili paralajmëronte se Miklovani ishte vrarë dhe se nuk duhej të kërkohej.

Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Ai jetonte atje me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-muajshe.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zhdukjen dhe vdekjen e tij, por deri tani nuk ka pasur arrestime dhe nuk janë dhënë detaje mbi rrethanat konkrete të vrasjes.

Share This Article