U rendit e 22-ta, vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi: Eurovision nuk ka më vlera

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria u rendit e 22-ta nga 26 vende përfaqësuese në Eurovizion. Albina dhe Familja Kelmendi bënë një performancë dinjitoze, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që të kenë një renditje më të mirë, ndonëse pritshmëritë ishin të mëdha.

Reagimi i parë për këtë rezultat zhgënjyer ka ardhur nga bashkëshorti i Albinës, Valon Vataj sipas së cilës ky festival nuk ka më vlera.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka me vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Share This Article