U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit rus

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje makabre ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku një çift rus u rrëmbye dhe u vra brutalisht pasi u josh me premtimin për një takim me “investitorë”.

Viktimat janë Roman Novak, 38 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Anna, të cilët prej vitesh jetonin në Dubai dhe shfaqnin në rrjete sociale një jetë luksoze me makina sportive e udhëtime me avionë privatë.

Çifti u zhduk një muaj më parë pasi udhëtuan drejt resortit malor Hatta. Sipas hetimeve, shoferi i tyre personal i kishte dërguar deri në një parking pranë liqenit, ku më pas ata u transferuan në një tjetër automjet. Pak çaste më vonë, Novak kishte dërguar një mesazh të dëshpëruar: “Kam ngecur në male, pranë kufirit me Omanin, më duhen urgjentisht 152 mijë paund.” Pas kësaj, kontakti u ndërpre’.

Trupat e tyre të copëtuar u gjetën më pas të varrosur në një zonë shkretëtire. Autoritetet ruse dhe ato të Dubait identifikuan tre të dyshuar rusë, një ish-hetues vrasjesh dhe dy ish-luftëtarë nga lufta në Ukrainë, si autorë të krimit.

Ata dyshohet se i rrëmbyen çiftin për t’i marrë fjalëkalimin e portofolit të kriptomonedhës së Novakut, por ky rezultoi bosh.

Mediet ruse raportojnë se Novak ishte nën hetim për mashtrime me kripto që kapnin shifrën e 38 milionë paundëve, ndërsa pas vdekjes së tij, fëmijët e çiftit janë marrë në kujdestari nga prindërit e Annës.

Share This Article