ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 2 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 6 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 10 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 13 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

U shkarkua nga Basha, Marash Logu: Dy grupime që përdorin të njëjtat taktika përjashtimi! Do të kishim dorëzuar mandatet vetëm mos të na përçaheshin “shokët” e partisë

albnews by albnews
3 September, 2023
in Albania
0
U shkarkua nga Basha, Marash Logu: Dy grupime që përdorin të njëjtat taktika përjashtimi! Do të kishim dorëzuar mandatet vetëm mos të na përçaheshin “shokët” e partisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Avokati Marash Logu ka reaguar pas shkarkimit që iu bë një ditë më parë nga Kuvendi Kombëtar i PD. Më anë të një postimi në Facebook, Logu thotë se nga Këshilli Kombëtar janë shkarkuar njëherë nga Berisha dhe tani nga Basha.

Sipas tij dy grupime që pretendojnë të jenë diametralisht të kundërta, përdorin të njëjtat taktika shkarkimi e përjashtimi të demokratëve kontributorë që po ata i etiketojnë si “kundërshtarë” të tyre.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Reagimi i Marash Logut

Letër nga ne, të shkarkuarit e përhershëm

Më 17 Korrik 2021, pasi Sali Berisha dhe Lulzim Basha u përqafuan të buzëqeshur, Kuvendi Kombëtar i PD-së zgjodhi, me propozim të kryetarit të partisë, Këshillin e ri Kombëtar me mandat 4–vjeçar (2021/2025). Një prej të zgjedhurve të këtij Këshilli, isha edhe unë.

Rezultatet nuk u bënë publike, por me anëtarët e vetëm tre komisioneve që munda të kontaktoj m’u konfirmua se numri im i votave ishte mbi 600 delegatë të Kuvendit Kombëtar. Kryesisht demokratë të Shkodrës, Kamzës e Paskuqanit, të cilëve iu jam thellësisht mirënjohës për besimin.

9 muaj më vonë, më 30 Prill 2022, grupimi i drejtuar nga Sali Berisha vendosi shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e një Këshilli të ri. Megjithëse Sali Berisha na shkarkoi duke na konsideruar mbështetës të Lulzim Bashës, 16 muaj më pas, grupimi i drejtuar nga ky i fundit na shkarkoi sërish.

Nuk e di nëse kësaj here u shkarkuam si mbështetës të Sali Berishës. Di vetëm që ne jemi aty ku kemi qenë më 17 Korrik 2021 – anëtarë të Partisë Demokratike, duke kontribuar me aq sa dimë dhe mundemi pranë familjes tonë politike. Asokohe qoftë Basha, ashtu edhe Berisha na i njihnin dhe vlerësonin kontributet. Pastaj?!

Fati i vendimeve të grupimit Berisha u vulos më 3 Mars 2023 nga Gjykata e Apelit Tiranë. Profesioni më detyron të parashikoj të njëjtin fat edhe për vendimet e djeshme, për të cilat tashmë ka një kërkesë në shqyrtim në Gjykatën e Tiranës.

Megjithatë, përtej anëtarësisë në një forum të caktuar partiak, nuk mund të mos të bëjë përshtypje se si dy grupime që pretendojnë të jenë diametralisht të kundërta, përdorin të njëjtat taktika shkarkimi e përjashtimi të demokratëve kontributorë që po ata i etiketojnë si “kundërshtarë” të tyre.

Në fakt, as unë e as kolegët e mi, besoj, nuk e dinim që mandati ynë modest në Këshillin Kombëtar ishte zgjidhje për krizën e thellë të Partisë Demokratike këto 2 vite. Sepse po ta dinim, ashtu si ajo socialistja e Beratit në vitin 2003 që gjithë patos hiqte dorë nga uji, dritat dhe buka, vetëm mos të përçaheshin shoku Fatos me shokun Ilir, me të njëjtin shpirt sakrifice edhe ne do të kishim dorëzuar mandatet vetëm mos të na përçaheshin “shokët” e partisë tonë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result