Autoritetet e drejtësisë në Dubai i kërkojnë informacion palës shqiptare, Interpolit dhe SPAK lidhur me statusin e shtetasit Indrit Dokle.
I liruar me kusht teksa vuante një dënim të përjetshëm Dokle u shpall në kërkim nga SPAK në maj të këtij viti kur u goditën 4 grupe kriminale.
Kush është Indrit Dokle?
Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles.
Ky detaj ka dalë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte marrë 100 mijë euro parapagesë Martinajt për të vrarë Doklen, por ky objektiv nuk u arrit kurrë.
Ndërkohë, më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj.