Pas vendimit të DASH, për ta shpallur “Non Grata”, ish kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një deklaratë për mediat.
Mësohet se konferenca për mediat do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00.
Kujtojmë se konferenca e Berishës për mediat është thirru një ditë pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken i cili njoftoi se ish-kryeministri shqiptar është shpallur i padëshiruar në Amerikë bashkë me familjen e tij.
Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.