“U shqetësuat për pushtimin e Palestinës, por jo për pushtimin e Bashkisë nga Rama”, debate në Këshillin Bashkiak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të enjte u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të shumicës dhe atyre të opozitës.

Këta të fundit kërkonin që në rend të ditës të futeshin edhe pika të tjera për diskutim, si çështja e kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në masë sigurie “arrest me burg”, por edhe për kërkesën e fundit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkruyetarëve të bashkisë dhe drejtorëve.

“Veliaj tashmë nuk është më person nën hetim, por i pandehur”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti. “Na erdhi një e-mail nga zonja (Joleza, anëtare e PS në Këshillin Bashkiak) Koka, ku shprehte se ishte e shqetësuar për Palestinën.

Por nuk thoni asnjë fjalë, për pushtimin që Edi Rama i ka bërë Bashkisë së Tiranës, duke shkelur ligjin për autonominë vendore”, tha këshilltarja tjetër e opozitës, Ilda Zhulali.

Por kërkesat e tyre u hodhën poshtë nga maxhoranca, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, lexoi pikat e rendit të ditës, ku veçohet kalimi i Pallatit të Kongreseve në pronësi të qeverisë, pasi godina parashikohet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Share This Article